Huthët e Jemenit të vendosur: Do vijojmë sulmet ndaj anijeve britanike, do fundosen
Huthët e Jemenit, të përkrahur prej Iranit, janë zotuar të dielën se do të vazhdojnë të shënjestrojnë anijet britanike në Gjirin e Adenit, pas fundosjes së anijes Rubyamar, në pronësi të Mbretërisë së Bashkuar.
Ushtria amerikane ka konfirmuar të shtunën që anija britanike është fundosur pasi është goditur prej raketave të nisura prej militantëve të Huthëve më 18 shkurt.
“Jemeni do të vazhdojë të fundosë më shumë anije britanike dhe çdo dëm do të shtohet në faturën e Britanisë”, ka thënë Hussein al-Ezzi, zëvendësministër i Qeverisë së udhëhequr prej Huthëve, në një postim në X, platformë e njohur më parë si Twitter, shkruan REL.
“Është një shtet mashtrues që sulmon Jemenin dhe është partner me Amerikën në sponsorimin e krimeve kundër civilëve në Gazë”.
Militantët e Huthëve kanë nisur vazhdimisht dronë dhe raketa kundër anijeve komerciale ndërkombëtare prej nëntorit të vitit të kaluar, duke thënë se sulmet janë shenjë solidarizimi me palestinezët që po përballen me ofensivën izraelite në Gazë.
Sulmet e tyre në Detin e Kuq e kanë çrregulluar transportin e mallrave, duke detyruar shumë kompani që të bëjnë rrugë shumë më të gjatë dhe më të kushtueshme nëpër jugun e Afrikës, dhe kanë rritur shqetësimet se lufta Izrael-Hamas mund të përhapet edhe më tej në Lindjen e Mesme.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë nisur të sulmojnë shënjestrat e Huthëve në Jemen, qysh prej janarit, si shenjë hakmarrjeje për goditjen e anijeve të tyre në Detin e Kuq.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë