“Jam i lumtur”- Intervista e fundit e Kadarasë për Euronews Albania
Këtë të hënë 1 korrik 2024 u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare.
Në një intervistë për Euronews Albania, në muajin mars të këtij të viti, Kadare, u pyet pedagogia Elsa Skënderi Rakipllari se si ndihet që libri i tij, “Kur Sunduesit Grinden” u shpall kandidat për çmimin “The Booker 2024”.
Kadare në përgjigjen e tij u shpreh se kandidimi i librit të tij për “The Booker 2024”, i bën nder gjuhës dhe vendit nga përkthehet, ndaj ai ishte i gëzuar për këtë fakt.
“Gëzim, nuk ka fjalë tjetër! Nuk ka fjalë tjetër, çdo autor e mirëpret një vlerësim të tillë. Është një rol i rëndësishëm i çdo vepre i çdo shkrimtari në çdo gjuhë të botës. I bën nder shkrimtarit, gjuhës, vendit nga përkthehet. Çdo njohje e re në çdo gjuhë ndihmon edhe gjuhët e tjera që ta marrin e ta afrojnë një autor”,-tha Kadare për Euronews Albania.
Libri i botuar në vitin 2018 në Shqipëri, solli një qasje mbi raportin e shkrimtarëve me diktatorët. Kadare rrëfen telefonatën e diskutuar gjatë, të një shkrimtari në ish-Bashkimin Sovjetik me Stalinin që në një moment do ta përdorte këtë telefonatë kundër vetë shkrimtarit.
Kadare u shua këtë të hënë në moshën 88-vjeçare, duke lënë pas një pasuri letrare që i bën nder kombit shqiptar dhe e rendit atë ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta