“Të huajt duan histori”- Korça thith turistët, të mrekulluar nga tuma e Kamenicës

1 Korrik 2024 | 18:36

Të huajt janë të interesuar për turizmin kulturor dhe historik në qarkun e Korçës.

Kjo edhe për shkak të muzeve të shumta që kanë qytetet kryesore të juglindjes si dhe sajtet arkeologjike të cilat janë të vizitueshme nga të gjithë.

Tuma e Kamenicës është një prej më të kërkuarave nga turistët vendas por edhe të huaj për shkak të historisë që mbart.

Arkeologu Lorenc Cenolli tha se rimarrja e Tumës se Kamenicës në administrim nga drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore ka bërë atë që numri i vizitorëve gjatë muajve të fundit të rritet shumë.

“Interesi që në momentin e hapjes të muzeut ka qenë i jashtëzakonshëm. Pritshmërite nuk ishin në këtë dimension, mbi 1000 turistë nga vende të ndryshme të botës. Ndodhi ajo që kërkuam prej kohësh, Tuma menaxhohet nga drejtoria rajonale me të cilën ka autoritete të saj, me specialistë të fushës së arkeologjisë”, tha arkeologu Lorenc Cenolli.

Turistët e huaj që vizitojnë Tumën e Kamenicës ndihen të mrekulluar për historinë e saj.

“Kemi patur nje tur shumë të mirë duke parë pjesë të historisë në juglindje. Tuma e Kamenicës është unike, është e pabesueshme dhe e vlerësojmë shumë që e pamë. Shqiptarët janë shumë miqësore dhe të butë, ndihemi shumë të sigurte këtu. Sidomos për kuzhinën, por edhe vera, akoma më e mire”, tha një burrë.

“Jam shumë e emocionuar që ndodhem në Shqipëri sepse ka një histori unike, shumë interesante mënyra e drejtimit të vendit ndër vite, njerëzit janë shumë miqësore. Tuma e Kamenicës është fantastike, isha e interesuar ta shihja, kisha parë në internet dhe çdo gjë duket bukur”, tha një grua.

Edion Maliqaj, guidë që operon në juglindje tregon se turistët e Europës Veriore janë të interesuar për trashëgiminë kulturore.

“Turistët vijnë nga Europa Veriore me tepër, përbëhet nga angleze, Zelanda e Re dhe një çift nga Kanadaja. Pjesa e Europës Veriore kanë interes tek kultura e tradita, duan të shijojnë gjithë Shqipërinë dhe të marrin më të bukurat, kultura, arkeologji, kulinari. Pjesa më e madhe vijnë në ture kulturale, diversitet me peizazh dhe një ditë kulturale”, tha Edion Maliqaj, Guidë Turistike.

Burime zyrtare nga drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore bëjnë të ditur se kjo drejtori ka në administrim 240 sajte arkeologjike ndërkohë që 130 prej tyre janë të vizitueshme edhe për shkak të infrastrukturës rrugore. Vetëm në qytetin e Korçës janë 5 muze, 3 prej të cilëve kanë një interesim të jashtëzakonshëm nga turistët e huaj, si Muzeu i Artit Mesjetar, Muzeu i Arsimit dhe Muzeu “Gjon Mili”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026