Skënderbeu gati për sezonin e ri, kush janë dy emrat e rinj që i bashkohen skuadrës

2 Korrik 2024 | 14:10

Onkis Grezda dhe Erolind Krasniqi janë dy futbollistët e fundit që janë bërë pjesë e Skënderbeut për sezonin e ri.

24 vjeçari Erolind Krasniqi ka luajtur në kategorite inferiore të futbollit gjerman por mendohet se do të jetë një nga ardhjet cilësore të skuadrës korçare për sezonin e ri.

Nga ana tjetër 17 vjeçari Onkis Grezda konsiderohet një prej futbollistëve më të talentuar të viteve të fundit në futbollin kosovar, lojtar i cili së fundmi ka qenë pjesë e ekipit të Ferizajt, lojtar ky që edhe për klubin konsiderohet si një prej futbollistëve që shumë shpejt mund të bëhet pjesë e merkatove me skuadrat e tjera jashtë kampionatit tonë.

Për këtë arsye presidenti Ardjan Takaj ka shpejtuar për ta bërë pjesë të Skënderbeut kosovarin i cili ka patur edhe kërkesa të tjera.

24 vjeçari Krasniqi së fundmi ka luajtur me skuadrën e Suberelbe dhe ka dalë nga akademia e Hamburgut ndaj e për këtë është mirëpritur nga trajneri Ivan Gvozdenoviç.

Klubi korçar bëjnë me dije burime zyrtare është ne bisedime edhe me futbollistë të tjerë, emrat e të cilëve për sa kohë nuk ka letra të mbyllura nuk bëhen me dije.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026