Gjirokastra vajton Kadarenë, bashkëkohës shprehin lëvdatat për gjeniun e letrave

2 Korrik 2024 | 17:45

Në qytetin e gurtë të Gjirokastrës, të gjithë banorët janë tronditur nga lajmi I hidhur për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Shumica e tyre shprehin fjalët më të ngrohta për bashkëqytetarin që e bëri jo vetëm Gjirokastrën, por mbarë Shqipërinë të njohur ndërkombëtarisht.

“Dje mësuam me keqardhje largimin nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, është një humbje e madhe për letërsinë shqiptare, ne në bibliotekën tonë kemi gjithë veprat e Kadaresë, jo më larg se vjet shkrimtari i madh i dhuroi bibliotekës me rastin e 100-vjetorit gjithë kolanën me veprat e tij”, thotë një i ri.

“Unë ndjej dyfish humbjen e tij si shumë gjirokastritë të tjerë edhe për faktin se unë duhet të kaloj dy herë ditën tek shtëpia e të madhit Kadare, ai humbi fizikisht por aq shumë sa ka lënë për kombin, për botën nëpërmjet tij na njohu një pjesë e botës, është një humbje e madhe”, shprehet një grua.

Në shtëpinë ku lindi Kadare në Gjirokastër, që tani është kthyer në muze, vizitorët thanë se lajmi ishte shokues, por vepra e shkrimtarit të shquar do të përcillet nga të gjithë brezat. Për shumë bashkëkohës të tij, ashtu si shkrimtari mori shumë nga qyteti i gurtë ku lindi dhe kaloi fëmijërinë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026