Goxhaj: Po doli Kadri Veseli nga Haga, Albin Kurti s’ka shans të fitojë më zgjedhjet

2 Korrik 2024 | 22:32

Eksperti i sigurisë dhe ish-luftëtar i UÇK Dritan Goxhaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se Albin Kurti nuk ka asnjë mundësi të fitojë zgjedhjet nëse Kadri Veseli ose ndonjë nga ish-luftëtarët e UÇK që ndodhen në Hagë do dalë nga burgu.

Kjo është arsyeja sipas tij, pse Kurti kërkon të bëjë zgjedhje para shkurtit ose marsit të vitit që vjen, se në këtë kohë mbaron procesi gjyqësor në Hagë dhe jo të gjithë ata që janë atje do të dënohen.

“Marrëveshja e Ohrit e nënshkruar nga Kurti është në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës dhe integritetin e saj territorial, cenon funksionimin e shtetit të Kosovës brenda territorit të vet. Sa i përket zgjedhjeve, Albin Kurti kërkon të bëjë zgjedhje para shkurtit ose marsit që vitit që vjen, se në këtë kohë mbaron procesi gjyqësor në Hagë dhe jo të gjithë ata që janë atje do të dënohen. Jam i bindur se kreu i fundit i PDK, Kadri Veseli nuk ka asnjë lidhje me akuzat e ngritura, ai do dali dhe në momentin që ai del Albin Kurti nëse bën zgjedhje pas kësaj date, nuk ka asnjë mundësi të fitojë. Ndaj ai kërkon të bëjë zgjedhje para datës së gjyqit, se kushdo nga ata të dalë dhe të shkojë në Kosovë, Kurti nuk i fiton zgjedhjet”, tha Goxhaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026