Ligjvënësi i parë demokrat i bën thirrje Biden të tërhiqet nga kandidimi
Një ligjvënës demokrat u bë i pari që bëri thirrje publike për presidentin Joe Biden që të tërhiqet si kandidat në zgjedhje, duke thënë se paraqitja e presidentit në debatin përballë ish-presidentit Donald Trump nuk arriti “të mbrojë shumë nga arritjet e tij”.
Ligjvënësi Lloyd Dogget, nga Teksasi, tha në një deklaratë të martën se presidenti Biden “duhet të marrë vendimin e dhimbshëm dhe të vështirë për t’u tërhequr”.
“Vendimi im për t’i bërë publike këto rezerva të forta nuk u mor lehtë dhe as nuk zvogëlon në ndonjë mënyrë respektin tim për gjithçka që ka arritur presidenti Biden”, tha ligjvënësi Doggett. “Duke patur parasysh se, në dallim nga Trump-i, angazhimi parësor i presidentit Biden ka qenë gjithnjë për vendin tonë, jo veten e tij, kam shpresën se ai do të marrë vendimin e dhimbshëm dhe të vështirë për t’u tërhequr. I bëj thirrje me respekt që ta bëjë këtë”.
Zoti Dogget përfaqëson një zonë në Austin, të Teksasit, dhe shërben në Kongresin amerikan për të 15-ën herë. Ai bëhet ligjvënësi i parë i partisë së tij që deklaron publikisht atë që është thënë me zë të ulët pas kuintave që nga debati televiziv i javës së kaluar. Paraqitja e presidentit Biden shkaktoi panik të menjëhershëm edhe në radhët e mbështetësve të tij më të fortë, duke ngritur dhe shumë pikëpyetje nëse politikani 81-vjeçar është kandidati më i fortë demokrat që mund të përballet në nëntor me ish-presidentin Trump, kandidatin e pritshëm për president të Partisë Republikane.
“Unë përfaqësoj zemrën e një distrikti të Kongresit të përfaqësuar dikur nga Lyndon Johnson-i”, vazhdoi ligjvënësi Doggett, i cili është demokrati numër dy në një komision me rëndësi në Dhomën e Përfaqësuesve. “Në rrethana shumë të ndryshme, ai mori vendimin e dhimbshëm për t’u tërhequr. Presidenti Biden duhet të bëjë të njëjtën gjë”.
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar