Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë

3 Korrik 2024 | 07:31

Imazhet e reja me satelit të Kubës tregojnë shenja se në këtë vend po instalohen kapacitete të përmirësuara të zbulimit në katër baza ushtarake me lidhje të dyshuara me Kinën, duke i siguruar Pekinit një rrjet objektesh që mund të përdoren për të përgjuar Shtetet e Bashkuara.

Imazhet, të paraqitura në një raport të martën nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) me seli në Uashington, janë marrë në muajt mars dhe prill. Në to tregohen ndërtime të reja ose të fundit në tre vendndodhje pranë kryeqytetit, Havana, si dhe punime në një vend të paraportuar më parë, jo shumë larg bazës detare amerikane në Gjirin e Guantanamos.

“Pa qasje tek materialet e klasifikuara, përcaktimi i objektivave specifike të këtyre objekteve është pothuajse i pamundur”, thuhet në raport. “Megjithatë, shtimi i pajisjeve të monitorimit të hapësirës në vende si Bejucali dhe Calabazari është i dukshëm, duke patur parasysh se Kuba nuk disponon satelitët e saj, apo programin e saj hapësinor”.

Në Bejucal ndodhet objekti më i madh nga të katër vendndodhjet, sipas analistëve të CSIS-së dhe u bë i njohur fillimisht gjatë krizës së raketave kubane të vitit 1962, kur baza u përdor për të mbajtur armët bërthamore për Bashkimin Sovjetik.

Kohët e fundit, Bejucali ka fituar rëndësi si një stacion kryesor i monitorimit të të dhënave të zbulimit, i dyshuar për gjurmimin e komunikimeve elektronike për Kinën.

Fotot e reja satelitore tregojnë prova se Bejucali ka patur përditësime të mëdha, përfshirë një strukturë të re për antenën elektronike.

Dy objekte të tjera pranë Havanës – Wajay dhe Calabazar – kanë patur gjithashtu zgjerim. Analistët e CSIS-së citojnë prova për një mision në zgjerim dhe në zhvillim, përfshirë instalimin e antenave, paisjeve të radarëve dhe të tjera, që mund të ndihmojnë për të monitoruar satelitët.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026