Qëndrimi i grekëve për Belerin, del sondazhi: Ja çfarë mendojnë

3 Korrik 2024 | 22:23

Profesori grek Ioannis Armakolas, ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Noë me Erla Mëhillin” ku foli dhe për çështjen Beleri.

Si tha se sipas sondazheve 2 në 10 grekë e shohin çështjen Beleri si një ndër çështjet më të rëndësishme për sa i përket marrëdhënieve Shqipëri- Greqi.

Megjithëse ka kaluar më shumë se një vit çështja Beleri është e rëndësishme për grekët shprehet ai, por shumë prej tyre e kuptojnë që informacionet që përcillen nga media greke është e njëanshme.

“Nëse i kthehemi grafikut prisnim një opinion pak më ndryshe tani që ka kaluar më se një vit. Prisnim që çështja Beleri të ishte zbehur pak, por pamë që nuk ishte ashtu. Ne i pyetëm nëse e konsiderojnë çështjen Beleri më të rëndësishmen në lidhje ma marrëdhënien me Greqinë dhe Shqipërinë dhe më pak se 2 në 10 vetë  u përgjigjën pozitivisht, pra e shohin si më të rëndësishme, dhe 2 të 3 konsideruan se ka çështje të tjera më të rëndësishme. Qytetaret grekë e kuptojnë se informacionet e çështjes Beleri janë të njëanshme dhe është e rëndësishme që shumë e kuptojnë se media reagon anën greke të historisë” tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026