Britania voton qeverinë e re: Qendrat e hapura deri në orën 23:00, më pas sondazhi

4 Korrik 2024 | 15:10

Në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur gara për 650 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve, që sipas parashikimeve do të shkojë në favor të laburistëve.

Kryeministri konservator në detyrë, Rishi Sunak duket se ka gjasa të zëvendësohet nga lideri laburist Keir Starmer në bazë të sondazheve që i kanë paraprirë zgjedhjeve.

Vetë Starmer ka votuar në qendrën e votimit në veri të Londrës, në zonën Kentish Taun, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Viktorja.

Në të njëjtën mënyrë, Sunak u paraqit në Riçmond të Jorkshajërit në veri të Anglisë, edhe ai me bashkëshorten. Më herët ai dha dy porosi në rrjetet sociale për votuesit:

1 – një fitore bindëse e laburistëve do të thotë taksa më të larta për një gjeneratë dhe do të çojë drejt rrënimit të konservatorëve, duke i lënë jashtë pushtetit për dekada.

2- një super mazhorancë e laburistëve duhet të kihet frikë dhe të shmanget me çdo kusht.

Qendrat e votimit u hapën në mëngjes dhe do të mbyllen në 22 me orën lokale, ose 23 me orën tonë dhe do të pasohen nga një sondazh që do të sugjerojë se kush ka fituar më shumë mandate mes 5 partive.

Ndërkohë, mediave vendase e të huaja nuk u lejohet të raportojnë detaje mbi procesin gjatë kohës që ai është në zhvillim.

Sidoqoftë, më herët analistët kanë deklaruar se një fitore e opozitës nuk pritet të nxisë ndryshime të rëndësishme në politikat britanike ndaj çështjeve madhore globale, si agresioni rus në Ukrainë, apo lufta në Lindjen e Mesme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026