Biden u përgjigjet kritikave për moshën: S’tërhiqem, do rikandidoj!

4 Korrik 2024 | 15:36

Presidenti amerikan Joe Biden e ka pranuar se nuk bëri një figurë të mirë në debatin e javës së kaluar ndaj Donald Trump, por është zotuar se do të luftojë fort në garën elektorale, duke garantuar kështu aleatët.

Ai tha në një bisedë telefonike për një stacion radiofonik në Uiskonsin se kishte bërë një gabim me performancën e tij, por u bëri thirrje votuesve që ta gjykojnë për kohën e kaluar në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Me deklaratën e tij, Biden u përpoq të qetësonte demokratët e hershëm, përfshirë guvernatorët e shteteve amerikane dhe stafin elektoral.

“Unë jam i emëruari i Partisë Demokratike. Askush nuk më detyron të largohem. Nuk do të largohem”, tha Biden.

Me të gjatë bisedës u bashkua zëvendës presidentja Kamala Harris, e cila përsëriti mbështetjen për të.

Në mbarë Shtetet e Bashkuara janë rritur spekulimet se Harris mund ta zëvendësojë Biden si kandidatja e partisë përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Edhe në një email i dërguar pas bisedës telefonike nga stafi elektoral i dyshes Biden-Harris ishte mjaftueshëm i fortë. “Më lejoni ta them qartë dhe thjeshtë: unë do të kandidoj”, tha Biden.

Pikëpyetje ishin ngritur mbi mundësinë që 81-vjeçari do të vazhdonte fushatën e tij pas një debati të karakterizuar nga boshllëqe verbale dhe një zë i dobët.

Eventi nxiti gjithashtu shqetësime në qarqet demokrate mbi gjendjen e tij për të mbajtur postin dhe aftësinë për të fituar zgjedhjet.

Presioni ndaj Biden për të braktisur garën u rrit pasi shumë sondazhe sugjeruan se rivali i tij republikan kishte avancuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026