Rusia dënon qytetarin amerikan me 12 vjet burgim

4 Korrik 2024 | 19:02

Një gjykatë ruse e ka dënuar qytetarin amerikan, Robert Woodland, me 12 vjet e gjysmë burgim, pasi e gjeti fajtor për trafikim me drogë.

Kështu tha avokati i tij, Stanislav Kshevitsky, për agjencinë e lajmeve, Reuters, më 4 korrik.

Woodland, i lindur në Rusi, kur ishte fëmijë u birësua nga prindër amerikanë. Ai u arrestua nga policia ruse në janar, nën akuzën për posedim të drogës.

Në kohën kur u arrestua, Woodland raportohet se ishte duke punuar në periferi të Moskës si mësues i gjuhës angleze shkruan REL.

Në dokumentet e gjykatës ai është identifikuar me mbiemrin rus, Romanov, por nuk është e qartë nëse ai ka shtetësi ruse. Agjencia e lajmeve, Interfax, tha se ai është shtetas rus.

Më shumë se dhjetë qytetarë amerikanë po mbahen në burgjet ruse, të akuzuar apo të dënuar për akuza të ndryshme, nisur nga posedimi i drogës, vjedhje, tradhti dhe spiunazh.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse që goditën disa rajone të Ukrainës,...
22:30 | 01/07/2026

Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz

Negociatorët amerikanë po përpiqen të bindin Iranin në bisedimet teknike indirekte që po zhvillohen në Doha të heqë dorë nga planet për të vendosur taksa...
22:28 | 01/07/2026

SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një kompleksi të ri të ambasadës në Jerusalem, një veprim që autoritetet izraelite e cilësuan...
22:28 | 01/07/2026