“Marr përgjegjësinë për humbjen”- Jep dorëheqjen kryeministri britanik Rishi Sunak

5 Korrik 2024 | 12:00

Kryeministri Britanik, Rishi Sunak, ka dhënë dorëheqjen si lider i Partisë Konservatore dhe kryeministër i Britanisë së Madhe pasi Laburistët shënuan një fitore spektakolare në zgjedhje.

Sunak pati një takim me Mbretin Charles, ku i komunikoi vendimin për dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

“Dua të them, para së gjithash, më vjen keq, i kam dhënë gjithçka kësaj pune”, tha ai në shkallët e Downing Street, teksa njoftoi largimin.

“Kam dëgjuar zemërimin tuaj, zhgënjimin tuaj dhe marr përgjegjësinë për këtë humbje”, tha ai.

Ai shtoi: “Jam i nderuar që kam qenë kryeministër juaj, ky është vendi më i mirë në botë”.

Konservatorët kanë shënuar rezultatin më të dobët në histori, duke marrë vetëm 121 vende nga 650 të tilla në parlament.

Pak çaste përpara se të mbante fjalimin e tij, Z. Sunak shkroi në X: “Unë i kam dhënë gjithë kësaj pune. Por ju keni dërguar një mesazh të qartë dhe gjykimi juaj është i vetmi që ka rëndësi”.

Në orët në vijim lideri i laburistëve, Keir Starmer do të zhvillojë, një takim me Mbretin ku pritet të marrë autorizimin për formimin e qeverisë së re.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026