Gjykata e Lartë i riktheu dënimin përjetë, Dritan Dajti kërkon të lirohet nga qelia
Dritan Dajti i cili ekzekutoi efektivët Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij, ka kërkuar këtë të premte lirimin nga qelia.
Dajti pretendon se e ka kryer tashmë dënimin prej 25 vitesh burg.
Kujtojmë se Gjykata e Lartë ka vendosur të dënojë me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës.
Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda kryesues dhe anëtar Sandër Simoni e Artur Kalaja vendosën të pranojnë rekursin e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda që kundërshtoi vendimin e Apelit që e dënoi Dajtin me 25 vite burg. Prokuroria kërkonte të lihej në fuqi vendimi i Shkallës së Parë teksa në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar, duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg.
“Kërkojmë leshimin e urdherit per kryerjen e procedures se lirimit te te denuarit Dritan Hasan Dajti, per shkak se ai ne date 04.07.2024, përfundon ekzekutimin e vendimit të dënimit me 25 vjet burgim.
Pajisjen e të liruarit Dritan Dajti me një vërtetim në të cilin saktësohen kohëzgjatja e vuajtjes së dënimit, uljet dhe përfitimet për shkak të ligjit, si dhe kohëzgjatja e lloji i punës së kryer në institucion.
Lëshimin e vërtetimit me të dhëna për aftësimin profesional të fituar gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, si dhepër qëndrimin dhe sjelljen e tij brenda institucionit”,-thuhet në kërkesën e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë


