Politikë dhe sport, Parisi i ndarë mes zgjedhjeve dhe Lojërave Olimpike

5 Korrik 2024 | 16:28

Kryeqyteti francez po bëhet gati për të mirëpritur atletët dhe vizitorët nga e gjithë bota, por vetëm tre javë përpara Lojërave Olimpike, entuziazmi është i përzierë me ankthin për të ardhmen politike të vendit.

“Ka gjithmonë rrezik. Fushata elektorale ishte e trazuar, ndaj ekziston rreziku që kjo ta prishë pak festën. Prej vitesh Parisi është përgatitur për të pritur Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, ndaj do të ishte fatkeqësi që kjo atmosferë të prishej nga situata e tensionuar politike”, thotë një qytetar.

Rezultati i fuqishëm i arritur nga Bashkimi Kombëtar në raundin e parë ka cenuar humorin e shumë qytetarëve në Paris, qytet që njihet si bastion i krahut të djathtë.

“U gëzuam kur Parisi u zgjodh për Lojërat e vitit 2024, por tani që po i afrohemi askush nuk është i lumtur pasi ka ende shumë punë, biletat janë shumë të shtrenjta dhe shumë francezë nuk do t’i ndjekin dot. Ato nuk janë edhe aq popullore. Sa i takon zgjedhjeve nuk jam i sigurt se ato do të ndryshojnë ndjesinë e francezëve ndaj lojërave. Ato do të ndryshojnë jetët e tyre, pavarësisht se ç’do të ndodhë. Lidhur me lojërat mendoj se tani është shumë vonë. Ato do të nisin pas pak javësh dhe nuk e di nëse zgjedhjet do ndikojnë”, shprehet një tjetër.

Në Paris, ku në raundin e parë Bashkimi Kombëtar mori vetëm 10 për qind të votave krahasuar me 33 për qind në nivel kombëtar, perspektiva që Franca të ketë qeverinë e parë ekstremiste që prej Luftës II Botërore ka bërë që të shkëputet vëmendja nga Lojërat, që në Paris mbahen për herë të parë në 100 vjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE

 Shqipëria dhe Mali i Zi do t’i mbyllin kapitujt e radhës në bisedimet e tyre me Bashkimin Evropian për anëtarësim në bllokun evropian, gjatë një...
19:39 | 10/07/2026

Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim

Lituania dhe Estonia kanë thënë se Kremlini ka përhapur pretendime të rreme në lidhje me dëbimet e rusishtfolësve nga shtetet baltike, në një përpjekje për...
19:34 | 10/07/2026

Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze. Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries,...
19:11 | 10/07/2026