Kritiku i Kremlinit transferohet në spitalin e burgut
Kritiku i Kremlinit, Vladimir Kara-Murza, është transferuar në një spital të burgjeve dhe avokatëve të tij u është ndaluar që të kenë kontakt me të për dy ditë, tha gruaja e tij më 5 korrik, duke shprehur frikën për fatin e disidentit.
Kara-Murza, 42 vjeç, po shërben 25 vjet burgim për tradhti dhe akuza të tjera. Ky është një nga dënimet më të ashpra që Moska ka shqiptuar ndaj ndonjë kundërshtari të presidentit rus, Vladimir Putin.
I helmuar dy herë, në ato që ai i cilëson si tentim vrasje nga shërbimet ruse të sigurisë, shqetësimet janë rritur për shëndetin e Kara-Murzës, që nga vdekja e liderit opozitar, Aleksei Navalyn, në një burg në Arktik në shkurt.
“Vladimir Kara-Murza është transferuar në spitalin e burgut. Avokatëve të tij nuk u është lejuar që ta vizitojë”, tha Evgenia Kara-Murza përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shtuar se nuk ka informacione për gjendjen e tij.
Ajo tha se burri i saj u transferua nga burgu i sigurisë së lartë IK-6 në rajonin siberian të Omskut, në një spital të burgjeve në rajon.
Avokatët e tij kanë udhëtuar për në burgun ku ai po vuante dënimin dhe kanë pritur që nga mëngjesi i së enjtes për t’u informuar për gjendjen e klientit të tyre. Kur shkuan në spital, ku është transferuar, avokatëve iu tha se Kara-Murza nuk gjendej aty dhe më pas autoritetet shëndetësore iu thanë se ai gjendej në spital, por orari i vizitave kishte përfunduar.
Edhe të premten, stafi i spitalit ua ka mohuar avokatëve qasjen te Kara-Murza, tha gruaja e tij.
Kara-Murza që ka pasaportë ruse dhe britanike, ishte arrestuar fillimisht në prill të vitit 2022, pasi ishte kthyer nga jashtë vendit. Ai u akuzua për mosbindje ndaj një zyrtari policor, dhe më vonë autoritetet ngritën edhe akuzat për diskreditim të ushtrisë ruse dhe tradhti lidhur me komentet e tij të bëra për politikat e Kremlinit.
Në prill të vitit 2023 ai u gjet fajtor për të gjitha akuzat dhe u dënua me 25 vjet burgim.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi në korrik
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
- 22:14 Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit