Çfarë dihet nga sulmi në spitalin e fëmijëve në Kiev, mbi 20 të vrarë në Ukrainë
Më shumë se 20 persona janë vrarë nga sulmet e Rusisë në qytetet kryesore të Ukrainës. Objektiv i sulmeve ditën e sotme ka qenë dhe spitali i fëmijëve në Kiev.
Ushtria ruse ka kryer një sulm të paprecedentë ndaj disa objektivave në Kiev dhe qyteteve të tjera Ukrainës.
Gjatë sulmeve të 8 korrikut u godit edhe spitali i fëmijëve në Kiev, si dhe ndërtesa banimi dhe infrastrukturë tjetër në mbarë vendin. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se “mbi 40 raketa të llojeve të ndryshme” shënjestruan qytetet qendrore.
“Të gjitha shërbimet janë të angazhuara për të shpëtuar sa më shumë njerëz”, tha ai përmes një postimi në X.
Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, i tha agjencisë Reuters se ky ishte “një prej sulmeve më të këqija” në kryeqytetin ukrainas në 28 muaj luftë në shkallë të plotë.
Në spitalin e fëmijëve në Kiev dëmet kanë qenë më të mëdha. Para Luftës spitali i fëmijëve në Kiev vlerësohej si një nga të rëndësishmit në Europë. Ndërsa gjatë nisjes së konfliktit, në këtë spital mjekoheshin shumica e fëmijëve me probleme të rënda shëndetësore.
Autoritet e Moskës kanë mohuar se në shënjestër të sulmeve të saj kanë qenë objekte civile.
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane