Rusia pretendon se është sulmuar me dhjetëra dronë nga Ukraina
Rusia tha se ka kapur dhjetëra dronë ukrainas, të lëshuar gjatë natës së shkuar në drejtim të territorit të saj.
Sulmet e raportuara ndodhën pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se do të hakmerret për sulmet masive të një dite më parë në Ukrainë, të cilat lanë së paku 37 njerëz të vrarë.
Kievi nuk i komentoi ende pretendimet ruse.
Ministria e Mbrojtjes e Russë tha të martën se 38 dronë në pesë rajone janë kapur, përfshirë: 21 në Rostov, shtatë në Kursk, pesë në Astrakhan, tre në Belgorod dhe dy në Voronezh.
Mediat lokale raportuan se aeroportet në rajonet jugore të Astrakhanit dhe Volgogradit i kanë kufizuar fluturimet pas sulmeve me dronë.
Sipas guvernatorit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, granatimet ukrainase në rajon lanë të vrarë katër persona dhe të plagosur 20.
Ai shtoi se sulmi shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtoi 60 shtëpi dhe 160 apartamente.
Në Volgograd, një depo nafte dhe një nënstacion elektrik u përfshinë nga flakët si pasojë e rënies së mbetjeve nga dronët, tha guvernatori rajonal, Andrei Bocharov.
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij