Putin takim të “ngrohtë” me Modin, i tregon me makinën e golfit rezidencën luksoze

10 Korrik 2024 | 14:22

Teksa liderët e NATO-s janë mbledhur në Washington, Presidenti Vladimir Putin duket se po kërkon të krijojë aleanca të forta me Indinë.

Këtë e vërteton edhe vizita e fundit e kryeministrit indian në Moskë.

Krahas mikpritjes zyrtare, Putin ka zgjedhur t’i tregojë rezidencën e tij Narendra Modit .

Madje e ka shoqëuar me një makinë golfi të cilën e drejtonte vetë shefi i Kremlinit.

Në videon e publikuar duken dy liderët të cilët janë duke biseduar të qetë.

Ata  shijuan një çaj , bën xhiro rreth rezidencës dhe madje Putin i tregoi edhe stallat me kuajt.

‘Një moment gëzimi kështu e përshkroi kryeministri indian turin në residencën e Putin.

Sipas mediave dy liderët krahas bisedës miqësore  zhvilluan edhe një takim kokë më kokë ku temë diskutimi ishte dhe Ukraina.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se “lufta nuk mund të zgjidhë problemet” dhe bëri thirrje për “paqe përmes dialogut”.

Kjo është vizita e parë e kryeministrit indian në Rusi që nga viti 2019.

Rusia është një furnizuese kyçe e naftës dhe armëve në Indi, por izolimi i Moskës nga Perëndimi dhe rritja e lidhjeve me Pekinin kanë pasur ndikim në partneritetin e Rusisë me Indinë.

Fuqitë perëndimore në vitet e fundit kanë forcuar lidhjet me Indinë, për t’iu kundërvënë ndikimit të Kinës në rajonin e Azi-Paqësorit, dhe duke i bërë presion Nju Delhit që të distancohet nga Rusia.

Shtetet e Bashkuara  i bën thirrje Modit që t’ia bëjë të qartë Putinit se “çdo zgjidhje për konfliktin në Ukrainë duhet të jetë në linjë me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë

Kryeministri irakian Ali al-Zaidi u ka urdhëruar autoriteteve të sigurisë të hetojnë pretendimin e Arabisë Saudite se dronët që synojnë mbretërinë janë lëshuar nga territori...
20:23 | 27/07/2026

Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene

Kryeministri armen Nikol Pashinyan i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin gjatë një telefonate të hënën që të ndihmonte në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje mbi kufizimet...
19:59 | 27/07/2026