Mesazhi i protestës së opozitës, Manjani: Mos u merrni me numrat, ç’tregoi tubimi

11 Korrik 2024 | 22:31

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ftuar në “Now me Erla Mehilin”, ka komentuar protestën e opozitës para Kryeministrisë.

Sipas tij, protesta meriton respektin e të gjithëve dhe se me këtë protestë Partia Demokratike po transmeton mesazhin se “ne jemi këtu”.

Manjani shprehet se nuk ka rëndësi numri i protestuesve, por fakti që një pjesë e qytetarëve reagojnë kur nuk i pëlqen qeveria.

“Unë mendoj që kjo është një demonstrim, dhe çfarë rëndësie ka kjo në fund të ditës merr respekt. Çdo person që është aty në këtë protestë meriton respekt, dhe përtej kësaj, korriku është muaji i protestës. PD po e kthen këtë në traditë. Këtu ka një debat të pashtershëm, nëse kjo është rruga që në fund të ditës duhet. Një shoqëri që proteston, ajo që ka vlerë është mesazhi. Partia Demokratike po përpiqet të thotë që “Ne jemi këtu!:, dhe jo se çfarë quhet opozitë politike. Ata po thonë: “Ne jemi këtu, kemi aq sa kemi, shpresojmë të bëhemi më shumë””, tha Manjani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026