Shqiptarët lënë nënshtetësinë/ Sa shtetas morën pasaportë në BE, në 5 vitet e fundit
Gjatë 5 viteve të fundit, 213 mijë shqiptarë kanë fituar nënshtetësinë e një vendi të Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, vetëm në vitin 2022, numri i tyre arriti në 50 mijë.
Rreth 50 mijë shtetas shqiptarë morën nënshtetësinë e një vendi të Bashkimit Europian gjatë vitit 2022 duke u renditur të tretët në Evropë pas marokenëve dhe sirianëve, thuhet në raportin e publikuar nga, “Eurostat” dhe Rrjeti Europian për Migrimin.
Dy vendet fqinje me Shqipërinë, të njohura tre dekadat e fundit dhe për emigrimin e lartë të shqiptarëve , Italia dhe Greqia janë kryesoret në Europë për numrin e lartë të lëshimit të nënshtetësive për shtetasit shqiptarë.
Ndërsa referuar të dhënave të Agjencisë europiane të statistikave, për pesë vitet e fundit mbi 213 mijë shqiptarë fituan shtetësinë në një vend të Bashkimit Europian.
Sipas raportit vjetor mbi migrimin dhe azilin në Europë, 6920 shqiptarë aplikuan për herë të parë për azil gjatë vitit 2023 në një vend të Bashkimit Europian.
Shqiptarët kryesojnë në vitin 2023 listën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për nga numri i azilkërkuesve në Europë dhe renditen edhe të pestët në Europë pas turqve, gjeorgjianëve, rusëve dhe ukrainasve.
Ndërkohë, sipas raportit shtetasit shqiptarë renditen të dytët në Europë pas ukrainasve për nga numri i refuzimeve të hyrjes në një vend të Bashkimit Europian gjatë vitit 2023
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta