“Kina kërcënim për sigurinë”- Numri 2 i NATO-s: Partner ‘kyç’ i Rusisë
Numri dy i Aleancës së Altantikut Verior (NATO) e cilëson Kinën si kërcënimin më serioz për Perëndimin.
Pekini akuzohet për financimi të Rusisë dhe krijimin e tensioneve serioze me Tajvanin.
‘NATO e konsideron Kinën si shteti që mundëson drejtpërdrejt luftën midis Rusisë dhe Ukrainën’ tha në një deklaratë zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoană.
“Kina është një partner i Rusisë,” u shpreh zyrtari i lartë për Euronews në një intervistë ekskluzive në Samitin në Uashington.
“Realiteti është se ekziston një model agresiviteti që në thelb nxit luftën, pra ajo që po bën Rusia në Ukrainë. Kjo do të thotë se Kina është një kërcënim për sigurinë tonë”, theksoi gjenerali.
Komentet e tij erdhën pasi aleatët e NATO-s në Samit hartuan një komunikatë të ashpër duke e cilësuar Kinën si një “kërcënim”.
Sipas zyrtarit të lartë të NATO-s, gjuha e miratuar nga anëtarët e NATO-s në komunikatën e saj ishte “më e qartë, por edhe e kujdesshme”.
“Ne nuk po deklarojmë se Kina është armiku ynë. Nuk është. Ata janë një sfidë serioze për sigurinë evropiane. Dhe ky është një fakt. Ky partneritet pa kufi mes Rusisë dhe Kinës po thellohet dhe po bëhet më kompleks”, u shpreh gjenerali.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, po ashtu akuzoi Kinën se i ofron Rusisë mjete, duke i mundësuar Kremlinit të ndërtojë arsenalin e tij ushtarak kundër Ukrainës.
Pekini ka hedhur poshtë pretendimet duke thënë se nuk i ofron ndihmë ushtarake Moskës, por se tregtia e saj me Rusinë ishte legjitime dhe e bazuar në rregullat e përcaktuara nga Organizata Botërore e Tregtisë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet