Kandidati shqiptar për Senator në SHBA: Republikanët do marrin numër rekord votash
Përfaqësuesi i diasporës shqiptare në SHBA, Marko Kepi, i cili kandidon në zgjedhjet e nëntorit për senator në Shtetin e Nju Jorkut, për Zonën e Staten Island dhe Brooklyn, ka deklaruar në një lidhje për Euronews Albania se shpreson shumë që të arrijë të fitojë, për shkak të dobësisë së demokratëve dhe Presidentit aktual Joe Biden.
Kepi tha se janë muajt e fundit të fushatës dhe demokratët nuk janë ende të bindur nëse Biden është kandidati i duhur për President ose jo, për shkak të gafave të shumta që ai ka bërë gjatë fjalimeve të tij dhe në debatin e parë me Donald Trump.
Ai tha gjithashtu se votuesit janë shumë të lodhur me qeverisjen 4-vjeçare të demokratëve dhe shtoi se republikanët mund të marrin një numër votash që nuk i kanë marrë ndonjëherë në të shkuarën.
“Për ne si republikanë është një event i mrekullueshëm, sepse demokratët janë shumë të dobët, kandidati i tyre Joe Biden është shumë i dobët. Pra janë muajt e fundit të fushatës dhe ata nuk janë të sigurt nëse ky është kandidati i duhur për ta.
Votuesit janë lodhur shumë me qeverisjen 4 vite të demokratëve. Do marrin shumë vota republikanët që në të shkuarën nuk e kanë pasur rastin t’i marrin. Janë jo shumë votë pro republikanëve, por kundër demokratëve.
Zona që unë garoj është Staten Island dhe Bruklin. Staten Island është zona më republikane në Nju Jork. Unë kam zonën e veriut që është zona më demokrate në Nju Jork. Por zona e Bruklinit është shumë republikane pasi ka shumë rusë dhe hebrenj. Trump mendon se do të na nxjerrë ne republikaëve përpara, për shkak të piketës ku ndodhet PD, që na ndihmon neve”, tha Kepi.
LEXONI GJITHASHTU:
Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar