Evropa i rikthehet opsionit të vjetër për shërbimin e detyrueshëm ushtarak

16 Korrik 2024 | 17:33

Evropa i ka kthyer sërish sytë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Kjo sepse zhvillimet e fundit gjeopolitike në botë e kanë detyruar t’a rishqyrtojë opsionin, i cili ishte shfuqizuar që prej fillimit të viteve ’90.

Menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës, në Evropë u rikthye debati për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, me shumë vende që nisën të shqyrtonin nëse aplikimi i tij do të përforcojë sigurinë kombëtare. Ndërkohë që buxhetet për mbrojtjen janë tkurrur, gatishmëria dhe aftësia e ushtrive evropiane për t’iu përgjigjur edhe kërcënimeve tradicionale janë vënë në dyshim.

Mes atyre që kanë rivendosur shërbimin e detyrueshëm në vitet e fundit janë Letonia, Lituania dhe Suedia. Ndërsa Qiproja, Greqia, Turqia, Zvicra, Danimarka, Estonia, Finlanda dhe Norvegjia nuk e kanë pezulluar kurrë atë.

Vende  si Austria ofrojnë një zgjedhje mes shërbimit ushtarak dhe atij civil, një model ky që mund të jetë më i realizueshëm nga vende të tjera, që ndodhen në pozitë të vështirë për shkak të pasojave sociale dhe politike të një shërbimi të detyrueshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift

Kanë kaluar 45 ditë nga zhdukja e Yu Ting në zonën e Artemidës, pranë Athinës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet pa një rezultat konkret. Gjatë kësaj...
18:26 | 04/07/2026

“Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën

Deri pak muaj më parë, emri i Princeshës Maria Carolina të Siçilive Burbon-Dy ishte i njohur kryesisht në qarqet aristokratike evropiane, botën e modës dhe...
17:33 | 04/07/2026

Keir Starmer e quan vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër britanik ‘shumë personal’

Starmer tha gjithashtu se kryeministri i ardhshëm nuk do të jetë në gjendje të kalojë më pak kohë duke u përqendruar në diplomaci dhe çështje...
17:24 | 04/07/2026