Po ujiste parcelën me 520 bimë kanabisi, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari
Një 37-vjeçar, i identifikuar Fatmir Ndoj, është arrestuar në flagrancë nga policia e Mirditës, teksa po ujiste një parcelë me 520 bimë narkotike kanabis sativa.
Policia bën me dije se arrestimi i 37- vjeçarit erdhi pasi një hetimi një mujor për kultivimin e kanabisit në zonën e Mirditës.
Ai u ndalua duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në një zonë të pyllëzuar pranë banesës së tij.
Gjithashtu u proceduan penalisht për “Shpërdorimi i detyrës”, kryeplaku i fshatit Shëmri, dhe një specialist i pyjeve, pasi dyshohet se nuk kanë kryer detyrën e tyre funksionale, në zonën që mbulojnë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Hetimet po vijojnë në lidhje me përfshirjen e personave të tjerë në këtë aktivitet kriminal.
“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara si rezultat i një hetimi proaktiv njëmujor, në bashkëpunim me Prokurorinë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “DOUBLE”.
F. N, 37 vjeç, banues në fshatin Shëmri, njësia administrative Orosh, bashkia Mirditë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky shtetas dyshohet se në hapësirën e pyllit në afërsi të fshatit ku banonte, kishte kultivuar 520 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta