Përplasje në parlament, rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e OLAF

18 Korrik 2024 | 11:11

Mazhoranca ka rrëzuar në parlament kërkesën e grupit parlamentar të PD për mocion me debat në lidhje me gjetjet e OLAF-it dhe masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërise që të sigurohen mekanizmat nevojshëm, që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale.

Vendimi u mor pas debateve mes krerëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe atij socialist Bledi Çuçi.

Kreu i grupit parlamentar të PD tha se raporti i OLAF është zyrtar dhe gjendet në faqen e Komisionit Evropian dhe ndaj shtoi se mocioni duhet të mbahet pasi nuk bazohet në thashesheme por në raporte reale nga institucionet e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar i PS, tha se raporti i OLAF nuk është ende zyrtar dhe është kofidencial, ndaj mocioni mund të mbahet kur raporti i plotë të jetë final.

Pjesë nga diskutimet:

Bardhi: E para, ka një njoftim zyrtar në zyrën kundër mashtrimit në BE, që deklaron se ka informuar autoritet përgjegjëse mbi raportin përfundimtar të OLAF sa i takon abuzimeve me fondin e bujqësisë.

Unë nuk e di se cfarë kërkon diçka më shumë zyrtare. Raportin zyrtar të OLAF, ministrja do duhet ta ketë marrë, nëse nuk jua kanë sjellë, do të thotë që  nuk kanë besim.

Nëse ministrisë e bujqësisë e kanë shpallur skenë krimi, mendoj që nuk mund t’ia kenë vënë në dispozicion. Fakti është që raporti është përfundimtar dhe mocioni me debat i kërkuar nga PD bazohet në një njoftim zyrtar.

Çuçi: Në lidhje me kërkesën e opozitës, jemi dakord të zhvillojmë  debat për një çështje kaq të rëndësishme, por në mbrojtje të interesit të fermerëve dhe përpjekjeve të qeverisë për të zhbllokuar fondet ne kemi thënë është i parakohshëm debati në parlamentar përderisa është kofidencial raporti i Olaf. Ka vetëm një paragraf ku përmenden të gjitha shtetet, ky paragraf është i vetëm publik. Pjesa tjetër është kofidencial.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026