“Pasagjerët po ulërinin”- Gazetari rrëfen çfarë i ndodhi në aeroportin e Katanias
Gazetari Dritan Laçi është shprehur se ditën e sotme, në kohën që ndodhën problemet teknologjike globale, ai ndodhej në Aeroportin e Katanias.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai ka rrëfyer situatën e atyre momenteve atje, ku tha se shumë pasagjerë po vraponin dhe po ulërinin, pasi mund të humbisnin avionin.
Ai shtoi gjithashtu se situata në aeroport u përfshi nga kaosi dhe tha se atje nuk kishe mundësi që të merrje asnjë lloj informacioni.
“Nuk është hera e parë që më ndosh, më ka ndodhur me sistemin navaln, kam qenë para dy vitesh po atje. Në atë kohë ishte situatë tjetër se isha në tokë. Kurse kur je brenda një terminali është komplet tjetër. Nuk e di kur vjen avioni, kur niset, çfarë po ndodh. Je në mungesë të informacionit total. Unë po vija nga Malta, isha në aeroportin e Katanias.
Në orën 7 të mëngjesit. Kisha një fluturim në orën 10:00 për t’u nisur drejt Tiranës. Shikoj një grup pasagjerësh që po vraponin drejt geitit ku ndoshesha. Kisha bërë ndërkohë check inn-in. Shumë të alarmuar, mesa duket për të kapur avionin e tyre.
U ndeshën me portën e mbyllur të geitit. Deri në ato momente nuk kisha asnjë lloj informacioni. Informacionin do e merrja, kur të më vinte orari i avionit që do të duhet të nisesha. Në momentin kur pashë këtë grup pasagjerësh që nisën të ulërisnin e bërtisnin te geiti, kjo u shoqërua me ardhjen e Policisë, me përplasjen e atyre pajisjeve që janë aty”, tha Laçi.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta