“Nuk më vjen keq që do shkoj në qeli” – Mbërrin në Shqipëri Fredi Beleri

20 Korrik 2024 | 09:54

Fredi Beleri është kthyer mëngjesin e së shtunës në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit pasi u betua në Parlamentin Evropian si eurodeputet.

I pyetur nga Euronews Albania nëse do të shkojë ditën e sotme në Himarë, Beleri është përgjigjur ‘jo’.

“Nuk më vjen keq që do të shkoj në qeli”, u shpreh Beleri.

I pyetur për kandidatin e opozitës për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u shpreh se opozita mund t’i fitojë zgjedhjet.

“Mbase është kandidat më i denjë sesa unë”, tha Beleri.

Në orën 16:00 ditën e sotme, Belerit i mbaron leja 5 ditore e dhënë nga Drejtoria e Burgjeve.

Eurodeputeti Fredi Beleri kërkoi një ditë më parë në gjykatë lirinë me kusht. Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se kërkesa është dorëzuar në Gjykatën e Fierit, aty ku është edhe IEVP ku ai po vuan dënimin.

Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2 vite burg për blerje votash. Ai e shlyen dënimin përfundimisht në 19 tetor dhe fiton lirinë

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026