Iu gjet dhe fotoksinë, ç’dihet deri tani për vetëvrasjen e pronarit të mikrokredive

20 Korrik 2024 | 15:43

Olsi Ibro, një prej pronarëve të përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë i ka dhënë fund jetës këtë të shtunë duke u hedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim.

Trupi i pajetë i 45-vjeçarit është gjetur nga roja në momentin që ka ardhur për të marrë punën. Menjëherë kanë mbërritur forcat e policisë dhe gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur disa kokrra fostoksinë ku ngrihen dyshimet se mund t’i këtë konsumuar Olsi Ibro përpara se të ndërmerrte veprimin ekstrem të vetëhedhjes në rrugën “Ramaza Shijaku” në Tiranë.

Por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore e cila do të përcaktoj nëse i ka pirë apo jo.

45-vjeçari ishte i përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë, por ende nuk dihet nëse kjo ka qenë arsyeja që ndërmori një veprim të tillë.

Olsi Ibro ka qenë drejtuesi i Shoqërisë ADCA dhe ishte i shpallur në kërkim për zhvatjen e mijëra qytetarëve.

Ndërsa bashkëshortja e tij e cila është pronare e Micro Credit Albanai është në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Një ditë më parë Prokuroria e Tiranës ka kërkuar vendosjen e sekuestros  për shoqërinë Micro Credit Albania dhe Final për akuzat “Mashtrim me pasoja të rënda dhe kryer më sumë se një herë dhe në bashkëpunim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Nga hetimet rezulton se këto shoqëri kanë krijuar së bashku një skemë mashtruese me qëllim zhvatjen e qytetarëve ku dëmi që kanë shkaktuar llogaritet në miliona euro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026