Bllokohen 40 mjete lundruese|Shkelën rregullat e sigurisë, policia vendos edhe gjoba

21 Korrik 2024 | 18:43

40 skafe të bllokuara dhe gjoba me vlerë deri në 100 mijë janë vendosur këtë javë nga Policia Kufitare. Pronarët e mjeteve lundruese, kanë shkelur rregullat e lundrimit, duke rrezikuar jetën e pushuesve në plazhe.

Skafet dhe gomonet që lundrojnë kundër rregullave, po rrezikojnë jetën e pushuesve në plazhet shqiptare. Për këtë arsye, Policia Kufitare ka marrë masa, duke bllokuar dhe vendosur gjoba për dhjetra mjete lundruese në të gjithë vijën detare, që nga Ksamili deri në Velipojë. Kështu, gjatë kësaj jave, Policia ka bllokuar 40 mjete lundruese, nga të cilët 30 jet ski, 5 skafë dhe 5 gomone. 26 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë. 10 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 4 në Velipojë.

Sipas Policisë, “13 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100 000 lekë.

Drejtuesit e 27 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni”.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, të zbatojnë me rigorozitet rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit me...
21:37 | 24/06/2026

Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)

Një stuhi e fortë breshëri ka goditur fshatin Drizë, në bashkinë e Gramshit, duke shkaktuar dëme të mëdha në sektorin bujqësor dhe duke vënë në...
21:32 | 24/06/2026