EMRI|Plagosi të riun pasi i ngacmoi partneren, arrestohet autori i ngjarjes në Lezhë
Policia e Lezhës ka arrestuar 30-vjeçarin Ermir Lucaj, i cili pak orë më parë plagosi me armë zjarri në Tale të Lezhës 27-vjeçarin Alfred Marku.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se Lucaj është banues në fshatin Rrillë të Lezhës, ndërsa Marku, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, është banues në Zajmen të Lezhës.
Po ashtu bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive xhelozie, ndërkohë që për shkak të hetimit nuk janë dhënë detaje shtesë.
Autori, i cili ndodhej me partneren gjatë kohës që ndodhi ngjarja (ngacmimi i të cilës nga i plagosuri dyshohet të jetë edhe shkaku i konfliktit) u largua me makinë drejt autostradës pas sulmit, por nuk ia doli të arratisej.
Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L, 30 vjeç, banues në Rrillë, Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta (motive xhelozie), ky shtetas ka plaosur me armë zjarri shtetasin A.M., 27 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë”, thotë policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta