Maliq| Policia shoqëron me traktor protestuesit në komisariat (VIDEO)
Pamje të pazakonta janë siguruar nga Euronews Albania në protestën e fermerëve në Maliq, ku Policia shoqëron me traktor protestuesit për në komisariat.
Fermerë të fushës së Maliqit kanë bllokuar segmentin e rrugës nacionale nga kryqëzimi i Drithasit deri në afërsi të fshatit Symiz. (Korçë – Pogradec)
Shkak i kësaj proteste janë bërë çmimet e ulëta të kulturave bujqësore të grurit, misrit dhe patates.
Sipas fermerëve mosshitja e prodhimeve edhe këtë vit ka ardhur pasi sasi të mëdha të këtyre kulturave bujqësore importohen nga vende të rajonit me çmim të të lirë se ai i tregut vendas.
Në kushte të tilla policia ka devijuar lëvizjen e mjeteve drejt kryeqytetit dhe anasjelltas nëpërmjet rrugës e cila të çon drejt qytetit të Maliqit për të kaluar në aksin nacional në afërsi të fshatit Symiz dhe Libonik.
Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Korçës, por edhe mes vetë organizatorëve e të pranishmëve.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta