Masakra me 3 viktima në Memaliaj, kontrolle në 30 banesa dhe 27 të shoqëruar

22 Korrik 2024 | 12:14

Pas masakrës së të shtunës në mbrëmje me 3 viktima dhe një të plagosur në Memaliaj, Policia po ushtron kontrolle intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gazetari i Euronews Albania, Blerin Kore, ka deklaruar se lidhur me ngjarjen janë zhvilluar kontrolle në 30 banesa dhe janë shoqëruar 27 persona, të cilët janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë ai tha gjithashtu se kontrolle janë zhvilluar edhe në akset kryesore të rrugëve në Tepelenë, Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Berat.

“Policia dhe forcat RENEA vijojnë kontrollet për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të masakrës në Memaliaj. Kontrollet janë shtrirë në të gjithë vendin. Janë rreth 30 shtëpi që janë kontrolluar në zona të ndryshme të vendit, ndërkohë që janë 27 persona të shoqëruar në Policinë e Gjirokastrës.

Ndërkohë vijojnë kontrollet në zonat e Gjirokastrës, Beratit, Vlorës, Fierit në lidhje me mundësinë e personave që mund të lëvizin në këto zona, ku po vëzhgohet çdo automjet për identifikimin e personave të implikuar.

Policia nuk ka persona të identifikuar zyrtarisht si autorë të kësaj ngjarjeje. Të 27 personat e shoqëruar, pasi janë marrë në pyetje janë liruar sërish. Po kontrollohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes”, tha Kore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026