Osmani: Heqja e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe në Kosovë ka ndikim negativ
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr vizat qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale serbe, “ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën”.
Ky vendim, sipas saj, atakon edhe përpjekjet për integrimin e komunitetit serb në Kosovë.
Osmani tha se i bëri këto komente në një takim të martën me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua edhe për tema të tjera, përfshirë: pjesëmarrjen e presidentes në aktivitetet në kuadër të Samitit të NATO-s dhe një sërë nismash ligjore që po trajtohen nga institucionet e Kosovës.
Më 22 korrik, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian morën vendimin për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë, shkruan REL.
Vendimi pritet të hyjë në fuqi ditën e 20-të pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së.
Serbët e Kosovës, që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë, janë aktualisht të vetmit qytetarë të Ballkanit Perëndimor që u duhen viza për të udhëtuar në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen.
Kosova nuk i njeh pasaportat e këtij mekanizmi që funksionon në kuadër të Ministrisë së Brendshme serbe në Beograd, dhe mbajtësit e tyre nuk mund të fluturojnë me to nga Aeroporti i Prishtinës.
Vendimin e BE-së e kritikoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e cilësuar si “të padrejtë dhe të dëmshëm”.
Autoritetet në Kosovë i inkurajojnë qytetarët serbë që të pajisen me pasaporta të Kosovës.
Qytetarët me pasaporta biometrike të Kosovës gëzojnë liberalizimin e vizave nga 1 janari i këtij viti.
LEXONI GJITHASHTU:
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump