Çepani për 1/3 e listës së mbyllur|Regres në politikë, nuk krahasohemi as me Kosovën

24 Korrik 2024 | 22:15

Bashkëthemeluesja e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Edlira Çepani e ka konceptuar mbylljen e një të tretës së listës zgjedhore si një regres në zhvillimiet politike të vendit.

Kjo deklaratë e saj në emisionin Now me Erla Mëhillin vjen pas reforimimit të kuadrit ligjor sa i përket listave, ku Komisioni i Ligjeve vendosi që 1/3 e listës të jetë e hapur, kurse 2/3 e saj e mbyllur.

“E gjithë ajo vota që njerëzit do hedhin është një votë të cilën nuk do e numërojmë,pra ne nuk do t’a kuptojmë kurrë se sa vota merr ai kandidati që kryetari vendos të parin ose të dytin në ligj. Nuk do t’a kuptojmë kurrë se sa pëlqyeshmëri në terren. Ai do jetë njeriu që do jetë më servili i partisë, në parlament do përfaqësojë partinë dhe jo qytetarët.”-tha Çepani.

Sipas saj, ky ndryshim sa i përket listave zgjedhore jo vetëm që shihet si një regres, por tregon se sa larg jemi nga Kosova sa i përket hapjes së listave.

“Themi që vetëm 3 vende në botë e kanë listën e hapur, por e ka Kosova që është ngjitur me ne. Veç kësaj ka edhe kuotat gjinore, edhe zërin e votuesve , edhe cilësinë e kandidatëve apo deputetëve që kanë në parlament.” –përfundoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026