Berat Gjimshiti kërkohet në Katar, vjen oferta e majme për kapitenin kuqezi
Pas 8 vitesh pjesë e Atalantës, Berat Gjimshiti mund t’i jap fund aventurës në Bergamo, madje të largohet nga kontinenti i vjetër. Mbrojtësi shqiptar pëlqehet së tepërmi nga disa skuadra, një pjesë e tyre në Evropë, por ajo që po insiston më së tepërmi është Al-Rayyan në Katar. Këta të fundit dëshirojnë me patjetër në ekip futbollistin kuqezi, madje duke i bërë një ofertë zyrtare, ndërsa mbetet të shihet se çfarë do të vendosin bluzinjtë në lidhje me kampionin e Europa League, që ngriti lart trofeun me shiritin e kapitenit.
Gjimshiti, 31-vjeçar vlerësohet diku tek rreth 10 milionë euro, vlerë lehtësisht e përballueshme nga ekipi i Al Rayyan, që e ka ndjekur prej kohësh lojtarin në fjalë. Tratativat mes palëve kanë vijuar, ndërsa mediat italiane raportojnë për një pagë të majme për futbollistin, ndërsa edhe Atalanta nuk do ti thoshte jo një largimi në këtë pikë, ku lojtari është drejt fazave të fundit të karrierës në ligat kryesore, për më tepër ajo italiane.
Në ditët në vijim pritet të merret dhe vendimi nga ana e Gjimshitit.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta