I shoqëruar nga RENEA, Dajti lë qelinë e burgut. Merr pjesë në varrimin e të ëmës

27 Korrik 2024 | 14:09

Dritan Dajti ka marrë pjesë këtë të shtunë në ceremoninë mortore të nënës së tij e cila u nda nga jeta një ditë më parë.

Dajtit iu miratua leja nga drejtoria e burgjeve. I shoqëruar nga dhjetëra forca policie dhe forcat RENEA, ai u shoqërua nga burgu i Peqinit në drejtim të Tiranës.

Pas përfundimit të ceremonisë mortore, i dënuari për vrasjen e 4 policëve, po rikthehet nën masa të rrepta sigurie në burgun e Peqinit, ku duhet të vuajë burgimin e përjetshëm.

Dritan Dajti u dënua më burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009, por një vendim i Gjykatës së Apelit në vitin 2019 e konvertoi dënimin me 25 vite burg.

Duke u bazuar në vendimin e Apelit, Dajti argumenton se në 4 korrik ai ka përfunduar kohën e vajtjes së dënimit.

Por më 11 qershor të këtij viti, Gjykata e Lartë me gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Artur Kalaja vendosi rrëzimin e vendimit të apelit duke lënë në fuqi dënimin me burg të përjetshëm. Në letrën e Dajtit nuk përmendet vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë.

Dritan Dajti akuzohet për masakrën e 7 gushtit të vitit 2009 në Plazhin e Durrësit, ku  u vranë dëshmorët e policisë; Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj. Ngjarja cilësohet si ndër më të rëndat për forcat e policisë. Dajti së bashku me personat që e shoqëronin ju përgjigjën me armë skuadrës së policisë që kishte shkuar për arrestimin e tij.  Në këtë ngjarje u plagos vet Dajti, si dhe u vra shoqëruesi i tij, Ledjon Mara dhe u plagos Fatjon Shamku.

Dritan Dajti ishte në kërkim që nga viti 2004, pas një arratisje spektakolare nga Gjykata e Tiranës ku po gjykohej për vrasjen e një biznesmeni, ngjarje e kryer në vitin 1999.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026