Pamjet e Erdogan bëhen virale, godet me shuplakë djalin e vogël që nuk i puthi dorën
29 Korrik 2024 |
10:10
Pamjet e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, janë bërë virale në rrjet, teksa ai goditi me shuplakë një djalë të vogël që nuk i puthi dorën gjatë një ceremonie zyrtare.
Incidenti ndodhi të dielën, gjatë ceremonisë për inagurimin e shtëpive të rindërtuara si pjesë e transformimit urban në provincën veriore të Rizes, në rrafshnaltën Aider.
Në video shihet Erdogan duke i dorëzuar familjeve çelësat e shtëpive të tyre.
Në përfundim të fjalimit dy fëmijë u ngjitën të parët në skenë.
Presidenti u shtriu dorën që ata ta puthnin, por njëri nga djemtë nuk e bëri. Si kundërpërgjigje, Erdogan e goditi lehtë me shuplakë. Pas kësaj, fëmija i puthi pëllëmbën dhe lideri turk, sipas raportimeve të mediave, u dha të dy fëmijëve para xhepi.
Lajme të Sugjeruara
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta