Vala verore e Covid-19, drejtoresha e ISHP tregon nënvariantet e evidentuara
Shqipëria është duke përjetuar një valë verore të koronavirusit.
Ekspertët e ISHP deklarojnë se rastet janë në rritje, dhe predominojnë moshat e mëdha.
Në gjykimin e tyre situata është normale, pasi Covid konsiderohet një virus me qarkullim gjithevjetor.
Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini thotë se në vend ka më shumë se 3-4 javë që kemi një tendencë në rritje, duke arritur në 290 raste në javë
Laboratori i sëmundjeve emergjente virale, pranë ISHP në mostrat e marra pëgjatë 2 muajve të fundit ka mundur të izolojë dhe nënvariantet e reja në qarkullim.
“ISHP në kuadër të diagnozave për nivelin e lartë të sekuensimit, ka evidentuar brenda familjes së omicron, nën variante të tij, kp3, kp2, kp1 dhe jn1. Këto nënvariante kanë influencuar në rritjen e numrit të rasteve dhe shfaqjen e kësaj vale verore të Covid 19” –thotë drejtoresha e ISHP.
Përgjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar as shtrimet në spital si paosjë e prekjes nga Covid 19. Shumica e tyre janë të moshuar apo persona që kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta