Reagon ministri turk për pritjen e Von der Leyen
Gjatë një takimi në datë 6 prill, në Ankara mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan të cilët u mblodhën për të diskutuar rreth pikëpamjeve të ndryshme, ku ndër to ishte edhe tematika e te të drejtave të grave, është krijuar një situatë e pakëndshme.
Në momentin që po bëheshin gati të uleshin, si Charles Michel dhe presidenti turk Erdoğan janë ulur të parët në dy karrige teke duke e lënë presidenten e Komisionit Evropian në këmbë, dhe ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i Von Der Leyen.
Menjeherë u bë virale në rrjete sociale, por as nga ana e BE nuk mungoi reagimi. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, u shpreh për këtë situate se “presidentja e KE-së u befasua”, por sërish presidentja pret që institucioni i cili ajo përfaqëson të trajtohet brenda protokollit të kërkuar dhe për këtë arsye i ka kërkuar ekipit të marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar që një incident i tillë të mos ndodhë në të ardhmen.
Ndërsa dy ditë më vonë, më 8 prill, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu i cili në një konferencë për media u shpreh se ajo lloj pritje u bë sipas kërkesave të Bashkimit Evropian.
“Rregullimi i ulëseve u bë në atë mënyrë për të përmbushur kërkesat e tyre. Ne nuk do të bënim deklaratë për këtë çështje, nëse nuk do të kishte akuza kundër Turqisë, por ne pamë se kishte deklarata edhe nga zyrtarët më të lartë sikur kjo situatë u krijua nga Turqia. Ne nuk duam të përfshihemi në diskutime të brendshme ose çështje të tjera brenda BE por ekipet tona protokollare u takuan përpara takimit dhe sugjerimet dhe kërkesat e tyre u plotësuan.” – tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta