Zjarri në Shëngjin, gazetarja: Një depozitë 5 mijë litërshe gazi rrezikon banorët

30 Korrik 2024 | 21:30

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë që prej mbrëmjes së djeshme zona të ndryshme në Shëngjin, duke rrezikuar edhe banesat e bizneset që ndodhen aty pranë.

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi, e cila ndodhet në vendngjarje, përmes një lidhjeje për emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ ka thënë se banorëve i është kërkuar të evakuohen për shkak të një depozite 5 mijë litërshe gazi që ndodhet pranë portit.

Ajo tha gjithashtu se situata vijon të jetë alarmante, për shkak se flakët favorizohen nga erërat e forta.

“Është kërkuar evakuimi i banorëve në zonën e portit të Shëngjinit për shkak të një depozite 5 mijë litërshe gazi aty. Ndërkohë nga ana tjetër, për shkak të erës që ka favorizuar zjarrin, ka pasur vazhdimisht riaktivizim të vatrave të zjarrit.

Fatmirësisht nuk kemi persona të lënduar si nga pushuesit, personat që banojnë në këtë zonë apo edhe punonjësit e shërbimeve të ndryshme që vijojnë të jenë në terren që prej ditës së djeshme.

Sa i përket edhe dy helikopterëve që kanë mbërritur nga Italia, në këto momente që ne flasim është e pamundur të punohet nga ajri, por do të rifillojë puna ditën e nesërme. Zjarri është jo shumë larg banesave e bizneseve të ndryshme”, tha Demushi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026