Arrestohet në Tiranë 26-vjeçari me rekorde kriminale

31 Korrik 2024 | 11:09

Një person i shpallur në kërkim për disa vepra penale është arrestuar nga policia e Tiranës këtë të mërkurë.

Në pranga përfundoi 26-vjeçari me inicialet E. K. (T).

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

26-vjeçari, në vitin 2023, në aksin rrugor Bulqizë- Shupenzë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin shtetasin E. L.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të metejshme proceduriale.

“Falë inteligjencës policore, shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Dibër, lokalizojnë dhe ndalojnë një shtetas me rekorde të shumta kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Dibër, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lokalizimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Unazë te Re, ditën e djeshme, është lokalizuar dhe ndaluar shtetasi E. K. (T)., 26 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026