Vapa shton ankthin, psikiatrja: Shtohen pacientë të rinj, rikthehen ata ekzistues

31 Korrik 2024 | 18:37

Temperaturat ekstreme që po shoqërojnë ditët verore kanë shtuar problematikat e shëndetit mendor.

Psikiatria Ariana Rreli rrëfen për Euronews Albania , se numri i pacientëve që kërkojnë ndihmën e saj është në rritje cdo ditë dhe vapa duket se është shkaku kryesor.

“Ka rritje të numrit të vizitave, sidomos për gjendjen e ankthit dhe çregullimet e humorit. Ka raste të reja, por ka edhe rikthim të atyre që kanë qenë nën mjekim dhe kanë qenë në tentativë për të ulur sasinë e mjekimit.” –thotë ajo.

Por si ndikon vapa dhe moti ektrem në trupin tonë, aq sa prish të gjithë ekuilibrat.

“Vapa ka impaktin e vetë që e jep në ditët më pas, si në uljet e përqëndrimit, ulja e performancës dhe për këtë shkak rriten edhe sjelljet agresive.” –vijon psikiatrja më tej.

Por jo pak ndikim kanë edhe rrjetet sociale. Ajo cfarë shpesh ekspozohet nga pushimit luksoze mund të shkaktojë probleme tek një kategori që nuk kanë mundësi të tilla pushimi.

Por në këtë situatë, psikiatria sugjeron që të lihen mënjanë rrjetet sociale dhe të gjithë duhet të pushojnë  me mundësitë e tyre. puhsimet verore konsiderohen si motor i energjisë për të rinisur një vit aktiv pune dhe projektesh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026