Zjarret në Tepelenë|Ministri i ri i Mbrojtjes: Kemi arritur t’a menaxhojmë situatën
Rreth 120 efektivë të Forcave të Armatosura, forca zjarrfikëse të bashkisë së Tepelenës me mjetet e nevojshme, ndihmuar edhe nga helikopteri i FA janë angazhuar në aksionin për shuarjen e zjarrit në fshatin Luzat, bashkia Tepelenë.
Era e fortë përhapi në kohë të shpejtë flakët në një sipërfaqe me bimësi.
Ndërhyrja e menjëhershme e forcave bëri të mundur të shmanget rreziku për një nga banesat.
Situatën e ndoqi nga afër vetë Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga Prefekti i Qarkut Gjirokastër Odise Kote dhe Komandanti i Forcës Tokësore Gjeneralmajor Ilir Xhebexhia.
Teksa parashtroi situatën, Ministri Vengu tha se është kërkuar edhe bashkëpunimi i banorëve të zonës, në rast se do të kishte evakuime pjesore.
“Në një moment patëm vështirësi në përballimin e flakëve që po afroheshin në mënyrë të beftë, por kemi arritur të minimizojmë dëmet. Kemi ndërhyrë edhe me helikopter, duke arritur të kemi një mbulim sa më të mirë të situatës. Në Luzat është bërë një punë mjaft e mirë, janë shpëtuar shtëpitë, të cilat rrezikonin.”, theksoi ministri Vengu.
Ndërkaq forcat operacionale ndodhen ende në terren duke vijuar punën për shuarjen e plotë të të gjitha vatrave në këtë zonë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta