Hyn në fuqi Ligji i BE-së për inteligjencën artificiale, çfarë synon ai

1 Gusht 2024 | 19:41

Akti i Bashkimit Evropian për Inteligjencën Artificiale ka hyrë në fuqi këtë të enjte.

Akti u miratua nga anëtarët e Parlamentit Evropian në mars, u miratua nga Këshilli i BE-së në maj dhe u botua në Gazetën Zyrtare më 12 korrik.

Rregullorja “synon të mbrojë të drejtat themelore, demokracinë, sundimin e ligjit dhe qëndrueshmërinë mjedisore nga inteligjenca artificiale me rrezik të lartë, duke nxitur inovacionin dhe duke vendosur Evropën si një lider në këtë fushë”, tha Parlamenti Evropian në mars.

“Do të jetë plotësisht i zbatueshëm 24 muaj pas hyrjes në fuqi, por disa pjesë do të zbatohen më shpejt,” tha Bashkimi Europian.

Në deklaratë thuhet se Ligji për Inteligjencën Artificiale përfshin luftën kundër dezinformatave dhe sigurimin që njerëzit në fund të kenë kontroll, promovimin e inovacionit digjital, sigurimin e mbikëqyrjes njerëzore, sigurimin e transparencës, përdorimin e AI-së dhe veglave digjitale për të përmirësuar qasjen e qytetarëve në informacion.

Sistemet e inteligjencës artificiale (GPAI) për qëllime të përgjithshme kërkohen për të përmbushur disa kritere të transparencës dhe “imazhet artificiale ose të manipuluara, përmbajtja audio ose video (‘deepfakes’) duhet të etiketohen qartë si të tilla, shtoi parlamenti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Jep dorëheqjen rektori i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Tonin Gjura

Rektori i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Tonin Gjuraj  ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Gjuraj ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme pranë ministres së Arsimit Mirela...
20:11 | 11/06/2026

Protestuesi: Kjo është lufta për të mbrojtur Shqipërinë që duam t’u lëmë fëmijëve

Në ditën e 12-të të protestës, një nga protestuesit u shpreh se tubimi fillimisht nisi si “revolucioni i flamingove”, por sipas tij, tashmë ka marrë...
19:45 | 11/06/2026

Protestuesi para Kryeministrisë: Duam një sistem të ri

Para Kryeministrisë kanë nisur fjalimet e protestuesve, ku një prej tyre tha se kërkesat e tyre lidhen me ndryshime më të thella politike dhe përfaqësim...
19:17 | 11/06/2026