Zhillohet në Katar ceremonia e varrimit për Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit

2 Gusht 2024 | 11:42

Trupi i liderit të vrarë të Hamasit, Ismail Haniyeh, ka mbërritur në xhaminë imam Muhamed ibn Abd al-Vahhab në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Njerëz të shumtë kanë mbërritur në xhaminë Imam Muhamed ibn Abd al-Vahhab të Dohas, e njohur gjithashtu si Xhamia e Madhe e Shtetit të Katarit. Aty do të mbahen edhe lutjet e varrimit për Ismail Haniyeh.

Masa të forta sigurie janë vendosur në vendngjarje, të pranishmit kontrollohen dhe u ndalohet të mbajnë telefona

Pas lutjeve të varrimit, ku pritet të marrin pjesë dhjetëra personalitete shtetërore, trupi i Haniyeh do të dërgohet në një varrezë në Lusail, në veri të Dohas, për t’u varrosur.

Udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh u vra në kryeqytetin iranian Teheran më 31 korrik rreth orës 2 të mëngjesit

Kush ishte Haniyeh?

Ai ka qenë pjesë e Hamasit për dekada, në vitet e fundit ka drejtuar operacionet politike të grupit militant nga mërgimi, duke u shfaqur si një nga udhëheqësit e tij më të dukshëm gjatë luftës me Izraelin në Gaza. Ai ishte një bashkëbisedues kyç me ndërmjetësit ndërkombëtarë në bisedimet e pengjeve dhe armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.

Vrasja e tij është një goditje e rëndësishme për grupin militant palestinez dhe vjen në një kohë të vështirë për Lindjen e Mesme, ku konfrontimet e përshkallëzuara midis Izraelit dhe Hezbollahut kërcënojnë të zgjerohen në një luftë rajonale. Gjithashtu vrasja e tij vë në pikëpyetje të ardhmen e negociatave Izrael-Hamas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026