Zjarr në fshatin Drenovë, marrin flakë stallat e fermerëve
3 Gusht 2024 |
17:29
Një zjarr i përmasave të mëdha në shkurre ka rënë në fshatin Drenovë, teksa ka përfshirë disa stalla të fermerëve atje.
Burime pranë shërbimit zjarrfikës thanë se fillimisht zjarri është shkaktuar në një pjesë kullote në dalje të pallateve dhe banesave private të këtij fshati.
Ky zjarr ka përparuar në stallat e blegtorisë dhe jo vetëm, duke rrezikuar dhe banesat aty pranë.
Ka qënë reagimi i menjëhershëm i shërbimit zjarrfikës Korçë që ka bërë të mundur izolimin e flakëve të zjarrit ndërkohë që disa prej stalleve kanë pësuar dëme të mëdha nga përfshirja e flakëve të zjarrit.
Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikës dhe 15 punojës të këtij shërbimi që po punojnë për fikjen e flakëve
Zjarri mendohet të ketë nisur në mënyrë aksidentale.
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta