Riaktivizohet vatra e zjarrit në fshatin Konisbaltë, policia : E vendosur qëllimisht

4 Gusht 2024 | 13:51

Është riaktivizuar sërish zjarri në fshatin Konisbaltë në bashkinë Dimal.

Edhe këtë herë zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar dhe vatra e parë e zjarrit ndodhet në zonën e Allaxhiasit, pak metra larg nga vatra e zjarrit e vendosur dy ditë më parë.

Zjarri po përparon drejt pyllit me pisha,i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Për shkak të terrenit të vështirë,në ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit janë nisur 3 mjete zjarrëfikëse nga Berati dhe forca të ushtrisë.

Terreni i vështirë e bën të pamundur futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit dhe zjarrëfikësit dhe forcat e ushtrisë janë duke shuar flakët me pompa uji shpine dhe mjete rrethanore.

Ndërkohë që zjarrëfikësit janë duke luftuar me flakët për të neutralizuar zjarrin, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrit, që është vendosur qëllimisht për të dytën herë në të njëjtin vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026