Bllokoi aksesin në Instagram, qeveria turke do takohet me zyrtarët e platformës
Qeveria turke do të zhvillojë bisedime me zyrtarët e Instagramit sot pasi bllokoi aksesin në platformë javën e kaluar, njoftoi ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloglu.
Uraloglu shkroi në platformën X se Turqia shprehu disa kundërshtime në lidhje me respektimin e ligjeve turke në një takim të mëparshëm me përfaqësuesit e Instagramit javën e kaluar.
Turqia ka bllokuar aksesin në Instagram, tha të premten organi rregullator i teknologjisë së informacionit të Turqisë, pa specifikuar arsyen apo sa do të zgjaste ndalimi.
Ky vendim është publikuar në faqen e internetit të Autoritetit Rregullativ të Teknologjisë së Informacionit Turk.
Ndalimi erdhi pasi zyrtari turk i telekomunikacionit Faretin Altun kritikoi Instagramin për bllokimin e postimeve që shprehnin ngushëllime për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, raportoi Reuters.
Altun, i cili është shefi i komunikimit për presidencën turke, shkroi në platformën X se ishte censurë e dukshme sepse Instagram nuk deklaroi se kishte shkelje të rregullave për postimin në atë platformë kur bllokoi postimet që shprehnin ngushëllime për vrasjen e Haniyeh.
LEXONI GJITHASHTU:
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin