Sulm në 1 bazë ushtarake në Irak, raportohet për disa plagosje në personelin e SHBA

6 Gusht 2024 | 10:22

Disa anëtarë të personelit amerikan janë plagosur si pasojë e një sulmi kundër një baze ushtarake në Irak, kanë thënë tre zyrtarë amerikanë për agjencinë e lajmeve Reuters, teksa rriten shqetësimet pas vrasjeve të zyrtarëve të lartë të grupeve Hamas dhe Hezbollah – të shpallura terroriste prej fuqive të mëdha.

Duke folur në kushte anonimiteti, këta zyrtarë kanë thënë se sulmi me raketë ka goditur bazën ajrore Al Asad në Irak.

Ata kanë thënë se janë duke cituar informacion fillestar dhe që situata mund të ndërrojë.

Nuk është bërë e qartë nëse sulmi është i lidhur me kërcënimet e Iranit për t’u hakmarrë për vrasjet, shkruan REL.

“Personeli i bazës është duke kryer vlerësimin për dëmet pas sulmit”, ka thënë njëri prej zyrtarëve.

Shtetet e Bashkuara kanë kryer javën e kaluar një sulm në Irak kundër individëve që zyrtarët amerikanë kanë thënë se kanë qenë militantë, të cilët janë përgatitur për të lëshuar dronë, dhe janë parë si kërcënim për forcat e SHBA-së.

SHBA-ja është në pritje të një përgjigjeje prej Iranit, i cili është zotuar se do të përgjigjet pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, ditë më parë në Teheran.

Petangoni ka thënë se do të pozicionojë aeroplanë luftarakë shtesë në Lindje të Mesme, në tentim e sipër për të rritur mbrojtjen, marrë parasysh kërcënimet e Iranit, Hamasit dhe Hezbollahut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrit izraelit të financave i ndalohet hyrja në Francë

Franca i ndaloi të martën Ministrit të Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, të hyjë në vend për shkak të mbështetjes së tij për aneksimet e...
22:22 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBA-së për sulm

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, u ka kërkuar forcave të huaja të largohen nga Ngushtica e Hormuzit ose do të jenë “në rrezik të...
21:31 | 09/06/2026

Hoteli 19-katësh në Teksas shembet për t’i hapur rrugë projektit të ri (VIDEO)

Një nga ndërtesat më të njohura të hoteleve në Arlington, Teksas, është shembur brenda pak sekondash të shtunën në mëngjes, duke shënuar nisjen e një...
20:34 | 09/06/2026